Maqedoni
Gruevski: Tërhiqem nga funksioni si deputet
01.06.2019 12:11
Deputeti azilant nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski....

Deputeti azilant nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski npërmjet rrjeteve sociale ka njoftuar dorëheqjen nga posti i deputetit, për çka paralajmëroi se të informojë zyrtarisht parlamentin në ditët në vijim.
“Vendosa të tërhiqem nga funksioni parlamentar, dhe për të njëjtin vendim formalisht do të informoj kuvendin në ditët në vijim. Falënderoj deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët qëndruan në pozicionet parimore që janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin ndërkombëtar dhe nuk iu nënshtruan presioneve. Mirënjohje të veçantë për mijëra qytetarë të cilët në mënyra të ndryshme, nëpërmjet kontakteve personale ose përmes rrjeteve sociale në ditët e kaluara, më dhanë mbështetje të madhe, pavarësisht nga presionet dhe padrejtësitë, përveç gjithë propagandës së rreme dhe rreziqeve personale, kanë treguar se ndjenja e drejtësisë, dhe rebelimi kundër padrejtësisë, mbetet forca udhëheqëse për popullin dhe qytetarët maqedonas, si dhe fuqinë e instaluar për të promovuar vlera të ndryshme dhe të kundërta nga këto”, shkruan ish kryeminsitri Gruevski.
Ky vendim i tij vjen pasi komisioni për çështje të mandatit javën që lam pas ka votuar për heqjen e mandatit të deputetit të Nikolla Gruevskit, për shkak të mungesës së pa arsyeshme për më shumë se 6 muaj, në seana kuvendore dhe gjat javës që vjen kjo çështje pritej të vendoset në seancë plenare të kuvendit. Por nënkryetari i kuvendit Goran Misovski duke citoar nenin 65 të kushtetutës thot se dorëheqja Gruevskit nuk do ti pranohet pasi duhet ta dorëzojë personalisht.
