Ekonomi
Ministria e financave, prej sot pagesa me para në dorë deri në 500 euro
01.06.2019 12:36
Prej sot hyri në fuqi ligji sipas së cilës në qarkullimin e pagesave me para të gatshme, do të mund të paguhet vetëm deri në 500 euro në kundërvlerë të denarit....

Ministri i Financave dragan tevdovski ka deklaruar se kjo masë zbatohet me qëllim që të ulet ekonomia gri. Për këtë ne ndërmorëm masa për uljen e limitit për pagesën në para të gatshme dhe ajo masë zbatohet prej më herët sepse limiti i parë ishte 2.000 euro dhe me sukses realizohet, pastaj prej 1 janarit të këtij viti limiti ishte ulur në 1.000 euro, ndërsa prej 1 qershorit do të jetë deri në 500 euro, deklaroi Tevdovski. Sipas tij kjo është luftë kundër ekonomisë gri dhe kundër pagesave të cilat nuk janë denoncuar dhe nuk janë tatimuar.
