Botë

SHBA do të ulë numrin e mbrojtjes për fëmijët nga Meksika

01.06.2019 14:28

Autoritetet e migracionit në Shtetet e Bashkuara, paralajmëruan se Qeveria....

Autoritetet e migracionit në Shtetet e Bashkuara, paralajmëruan se Qeveria do të ulë numrin e fëmijëve që u ofrohet mbrojtje speciale pas kalimit të vetëm të kufirit.
 
Ky është vendimi i fundit i administratës së presidentit Trump për të forcuar edhe më shumë ndalesat ndaj emigrantëve. Trump është bërë edhe më i rreptë në luftën e kontrollit të migrantëve që kalojnë përmes kufirit SHBA-Meksikë. Të enjten ai njoftoi se planifikon të rris tarifat ndaj prodhimeve të Meksikës, nëse nuk ndalon fluksin e migrantëve. Fëmijët që nuk janë të shoqëruar nga një i rritur, kanë një status special me ligjet e SHBA-së, që u mundëson të bëjnë kërkesë në Nënshtetësinë e SHBA-së dhe Shërbimet e Migracionet. Nëse nuk pranohen, atëherë ata kanë edhe një shansë të dytë në gjykatë. Kontrolli kufitar i SHBA-së ka identifikuar rreth 45,000 fëmijë të pashoqëruar që nga tetori. Shumica nga ta janë adoleshentë të cilët shpesh janë përballur me traumë dhe dhunë në vendlindjet e tyre.