BOSNJE E HERCEGOVINË

Bosnje: Arrestohen 15 persona të lidhur me lëvizjen “Wahabi”

03.09.2014 19:23

Anëtarët e Agjencisë për Kërkim dhe Mbrojtje (SIPA), me urdhër të Prokurorisë së Bosnje-Hercegovinës, kanë arrestuar 15 persona të lidhur me lëvizjen “Wahabi”…

Aksioni i emëruar "Damasku" është kryer këtë mëngjes në 17 qytete të Bosnjës.Personat ne fjale  dyshohen për vepra penale të financimit të terrorizmit, nxitje publike për veprimtari terroriste, rekrutim të njerëzve për veprimtari terroriste, organizim të grupeve terroriste, shkruan në njoftimin e SIPA-s.

Veprimi është përqendruar në gjetjen e provave që dëshmojnë lidhjen e të arrestuarve me qytetarët boshnjak që marrin pjesë në luftërat e Sirisë dhe Irakut, transmeton Telegrafi.

Sipas Kodit Penal të Bosnjës dhe Hercegovinës, shtetasve të këtij vendi u është ndaluar pjesëmarrja në ushtritë e huaja apo formacionet paraushtarake. Ndërkaq, Televizioni Federal (FTV) pohon se njëri nga të arrestuarit është personi i njohur me nofkën Bilal, kreu jozyrtar i komunitetit vehabist në Bosnje, i njohur për video xhirimet në internet, ku flet kundër Shteteve të Bashkuara dhe vendeve perëndimore.