Maqedoni
1 qershori-dita ndërkombëtare e fëmijëve, arti mbledh fëmijët në hamim e daut pashës
01.06.2019 16:28
Me piktura nga më të vegjëlit, në hapsirat e hamimit të Daut Pashës u shënua dita ndërkombëtare e fëmijëve....

Fëmijët e moshave të ndryshme u mblodhën për të dëshmuar talentin e tyre nëpërmjet ngjyrave.
“Unë kam ardhur këtu sepse është 1 qershori dhe të ngjyrosi me gjithë fëmijët që të argëtohemi pakës“...
“Unë quhem Ylli dhe kam ardhur këtu që të vizatojë, që të shoqërohem me fëmijët tjerë dhe po ja kaloj shumë bukur”, thanë fëmijët.
Ky është organizim tradicional i Galerisë Nacionale të Maqedonisë ku dërgohet porosia se dyert e galerisë janë gjithmonë të hapura për fëmijët.
“Ne kemi edhe në programin ku një herë në javë fëmijët vijnë dhe vizatojnë, por sot është një organizim tjetër ku duam të theksojmë se në galerinë tonë vendin më të madh e kanë fëmijët”, tha Dita Starova Qerimi, drejtore e Galerisë Nacionale të Maqedonisë
Artistja Shqipe Memedi dhe edukatorja Xheneta Bilalli të angazhuar rreth fëmijëve thonë se në këtë formë fëmijët tejkalojnë të gjitha barrierat.
“Arti I bashkon njerëzit, fëmijët por edhe njerëzit në përgjithësi dhe besoj thellë në këtë thënie. Fëmijët I harrojnë paragjykimet që I kanë nga politika dhe përditshmëria, aq mirë bashkëpunojnë dhe I tejkalojnë gjitha barrierat”, tha Shqipe Memedi, artiste.
“Nëse nëpër shumë vende do të kishte organizime të tilla, fëmijët në njëfarë mënyre do të dilnin nga ato kornizat e përditshme dhe do të argëtohen dhe shoqërohen dhe padyshim që do të vizatojnë, do të njihen më afër me artin”, tha Xheneta Bilalli, edukatore.
Aktivitetet e ndryshme artistike dhe arsimore për fëmijë në galerinë e Daut Pashës pritet të realizohen në kontinuitet gjatë gjithë sezonit të verës.
MERAL ISMAILI
