Botë

Tërmet në Shqipëri, dëmtohen rreth 50 shtëpi në qarkun e Korçës

01.06.2019 19:05

Juglindja e shqipërisë mëngjesin e sotëm u godit nga një seri termetesh....

Termeti i pare, sipas Institutit te Gjeoshkences, eshte shenuar ne oren 4.26 minuta, ne fshatin Floq, 15 km larg qytetit te Korçës.
 
Forca goditese ka qene 5.3 balle, ndersa thellesia e tij eshte 14 km. Goditja e pare eshte shoqeruar dhe me 14 pasgoditje, po ne juglindje  3 prej te cilave me magnitute  4.7,  4.9 dhe 5 balle.  Lëkundjet janë ndjerë edhe në Ersekë e Pogradec. Si pasojë e tërmetit 4 persona janë lenduar dhe kane marre mjekim pranë urgjencës së spitalit rajonal të Korçës.
 
Qytetarët të friksuar kanë dalë jashtë banesave të tyre ndërkohë që dëmet materiale kanë qenë të shumta. Prefektura e qarkut Korçë ka njoftuar se rreth 50 shtëpi janë të dëmtuara në fshatin Floq të Korçës, 10 shtëpi në Vidohovë dhe shtëpi të tjera në Qafëzez të Kolonjës. Shtabi i emergjencave po koordinon veprimet në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti. Ndërsa ushtria ka vendosur çadra për strehimin e banorëve të shtëpive që rrezikojnë të shemben si pasojë e dëmtimit. Tërmeti u ndje edhe në Maqedoninë e Veriut.