Botë

Bosnjë Hercegovinë, zjarr në një kamp migrantësh, 29 të lënduar

01.06.2019 19:59

Njëzet e nëntë migrantë janë lënduar në një shpërthim të zjarrit në një kamp të migrantëve në veri-perëndim të Bosnje e Hercegovinës....

Zëdhënësi i policisë rajonale, Ale Siljdedic, tha se të lënduarit u dërguan në spitalin e Kladusës së madhe, pas shpërthimit të zjarrit në kampin Miral, që strehon 500 migrantë.
 
Rreth 25,000 persona nga Azia dhe Afrika veriore, kanë hyrë në Bosnje nga Serbia dhe Mali i Zi, vitin e kaluar. Vetëm rreth 3,500 nga ta ishin akomoduar në qendrat tranzitore, derisa pjesa tjetër ka mbetur rrugëve.