Maqedoni
Stolltendberg sot dhe nesër për vizitë në Maqedoninë e Veriut
02.06.2019 12:20
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Këshilli veriatlantik kanë arritur për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut....

Delegacioni i NATO-s në agjendën e sontme ka takimin dhe darkën e përbashkët me kryeparlamentari Talat Xhaferi, ndërsa nesër kryeministri Zoran Zaev organizon pritje solemne me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake për sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, ceremoni e cila do të mbahet para godinës së Qeverisë. Pas takimit në Qeverisë, Zaev dhe Stoltenberg do të marrin pjesë në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut me Komitetit për Integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, pas së cilës do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Stoltenberg vizitën zyrtare do ta përfundojë me një takim me presidentin Stevo Pendarovski në pallatin presidencial. Në prag të vizitës Stoltenberg ka deklaruar se me krerët shtetëror do të flas për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë dhe përparimin në reformat kryesore, përfshirë sundimin e së drejtës, sigurinë, sektorët e zbulimit dhe mbrojtjes.
“Është me rëndësi të vijojë progresi në reforma ndërsa përgatiteni për anëtarësimin e plotfuqishëm, ndërsa ne vazhdojnë të ju mbështesim në këtë rrugë”, ka deklaruar Stoltenberg.
Kjo është vizita e parë e Stoltenbergut dhe përfaqësuesve të lartë të NATO-s në vend pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Aleancë, të cilin deri më tani e kanë ratifikuar 13 nga 29 vendet anëtare. Pas ratifikimit nga ana e të gjitha vendeve anëtare vendi edhe zyrtarisht do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.
Këshilli veriatlantik është trup kryesor politik i cili i sjellë vendimet në NATO. Këshilli i mbikëqyrë proceset politike dhe ushtarake lidhur me çështjet e sigurisë që ndikojnë në tërë Aleancën. Atë e përbëjnë përfaqësues të të gjitha vendeve anëtare, ndërsa kryesues është sekretari i përgjithshëm.
