Botë
PS nis fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit, Basha kundër zgjedhjeve, PD sot në protesta
02.06.2019 12:33
Partia Socialiste hapi pasditen mbrëm zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit....

Partia Socialiste hapi pasditen mbrëm zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, në të cilat nuk do të marrin pjesë Partia Demokratike dhe LSI.
Kryeministri Edi Rama tha se kjo që nisim sot nuk është një fushatë zgjedhjesh pa kundërshtarë, por një betejë e madhe historike me kundërshtarët e zgjedhjeve. Rama iu drejtua edhe demokratëve, duke thënë se opozitarët nuk futen në zgjedhje, pasi kanë frikë nga humbja që i pret.
“Zgjedhjet pa opozitën kryesore janë antidemokratike vetëm nëqoftëse opozita pengohej të hynte në zgjedhje, por kur ajo vendos vet që të mos hyjë, zgjedhjet nuk janë aspak jodemokratike. Ata kanë një problem, janë pak. Ne kemi një avantazh, jemi shumë. Ata janë dembelë dhe janë të paaftë për të drejtuar, ne jemi punëtorë dhe jemi të përkushtuar në drejtim. Ata prish, ne rregullo. Ata bëj pis, ne pastro. Ata hapin plagë, ne kurojmë. Ata bëjnë pas, ne shty përpara. Ata, përça dhe sundo; ne, mblidh e bashko. Ata fusin njerëzit nëpër piramida dhe zhytin vendin në borxhe, ne lajmë borxhet e tyre dhe rindërtojmë themelet e ekonomisë. Ata me baltë e me zjarr veç për pushtet, ne luftë me mund e me reforma vetëm për të bërë shtet”, deklaroi kryeministri Edi Rama.
Por kreu demorat Lulzim Basha ka thirru për sot protesta kundër qeverisë Rama.
“Ka një dhe vetëm një mesazh: Bashkohemi për ta shkulur të keqen me rrënjë, bashkohemi në protestën e nesërme në rrugën tonë pa kthim për të mos lejuar më asnjë dramë njerëzore familjare, asnjë shkelje flagrante të të drejtave dhe lirive tuaja nga një grusht horrash dhe banditësh që nuk janë më as qeveria, as Parlamenti i Shqipërisë, por banda që duhet dhe do ta shporrim me çdo kusht e me çdo çmim”, deklaroi Basha.
