Botë

Rusi, seri shpërthimesh masive në një uzinë eksplozivi

02.06.2019 12:58

Ekipet e shpëtimit emergjent kanë përfunduar punën pas një sërë shpërthimesh masive...

Ekipet e shpëtimit emergjent kanë përfunduar punën pas një sërë shpërthimesh masive që shkatërruan një uzinë eksplozivi në Rusinë qendrore, ndërsa hetuesit po kërkojnë shkakun e aksidentit.
 
Zyrtari i Ministrisë së Situatave Emergjente, Valery Sinkov, u tha gazetarëve se tanimë do të bëhet vetëm vlerësimi i situatës pas dëmeve të shkaktuara nga zjarri. Ai shtoi se rreth 700 pjesëtarë të ekipit dhe 150 mjete u vunë në dispozicion për ndërhyrje.
 
Gleb Nikitin, udhëheqës rajonal i Nizhny Novgorod, tha se 85 persona po kërkojnë trajtim mjekësor pas eksplodimeve, por ai shtoi se numri mund të rritet. Zyrtarët e emergjencave deklaruan se 39 punëtorë dhe 46 banorë u lënduan në shpërthimin që barti valë të dridhjeve në tërë qytetin e Dzerzhinskut dhe vendeve përreth. Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se kjo uzinë ishte përdorur për të krijuar dhe ruajtur bomba për ushtrinë.