Botë
Trump: Britania të largohet nga BE-ja pa marrveshje
02.06.2019 13:21
“Britania e Madhe duhet të largohet nga BE pa një marrëveshje nëse nuk mund të sigurojë kushtet që dëshiron”...

“Britania e Madhe duhet të largohet nga BE pa një marrëveshje nëse nuk mund të sigurojë kushtet që dëshiron”, kështu ka thënë presidenti Donald Trump.
Në një intervistë me “Sunday Times” përpara mbërritjes së tij në Britani të Madhe të hënën për një vizitë shtetërore, Trump tha gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar duhet të përfshijë udhëheqësin e Partisë Brexit, Nigel Farage në bisedimet me BE, duke e përshkruar atë si “një person shumë i zgjuar”. Komentet e Trump erdhën pasi ai tha se Boris Johnson do të ishte një udhëheqës i shkëlqyer i “Partisë Konservatore”. Presidenti amerikan i tha Sunday Times: “Nëse nuk merrni marrëveshjen që dëshironi,një marrëveshje të mirë, atëherë ju thjesht largoheni”.
“Nëse do të isha unë, nuk do të paguaja 50 miliardë dollarë – është një shifër e madhe”, tha Trump. Por Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, ka krahasuar gjuhën e përdorur nga Donald Trump me atë të “fashistëve të shekullit të 20-të”. Në një shkrim përpara vizitës shtetërore të presidentit amerikan në Londër, në The Observer, Khan tha se Presidenti Donald Trump është vetëm një nga shembujt më të egër të një kërcënimi global në rritje.
