Botë

Fenge: Lufta Kinë-SHBA një katastrofë për tërë botën

02.06.2019 13:47

Ministri i Mbrojtjes në Kinë, Wei Fenghe, tha të dielën se lufta me Shtetet e Bashkuara....

Ministri i Mbrojtjes në Kinë, Vej Fenge, paralajmëroi Uashingtonin të mos ndërhyjë në kontestet e sigurisë në mes të Taivanit dhe Detit jugor të Kinës.
 
Lufta me Shtetet e Bashkuara do të ishte një katastrofë për tërë botën, tha Fenge, duke shprehur zemrimin e Kinës ndaj veprimeve të fundit të administratës së presidentit amerikan Trump, për rritjen e mbështetjes ndaj Taivanit demokratik, duke përfshirë lundrimin e marinës së SHBA-së përmes ngushticës së Taivanit që ndan ishullin nga Kina.
 
Duke diskutuar në Samitin e mbrojtjes së Azisë, ministri kinez tha se vendi i tij “do të luftojë deri në fund nëse dikush tenton të ndërhyjë në marrëdhëniet me Taivanin”, të cilën Bejingu e konsideron territor të shenjtë që mund ta marrë edhe me forcë nëse detyrohet.
 
“Kina nuk do të sulmojë derisa të sulmohemi” tha ai, duke nënvizuar se do të kishte pasoja të mëdha në konfliktin e mundshëm me SHBA-në. Si shumë shtete tjera, SHBA-ja, nuk ka marrëdhënie formale me Tajvanin, por është mbështetësja më e madhe dhe burimi më i madh i armëve. Marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA-së janë përkeqësuar pas luftës së gjatë tregtare, mbështetjes së SHBA-së ndaj Tajvanit, qëndrimit të ushtrisë së Kinës në Detin jugor, ku SHBA-ja po ashtu kryen patrullimin.