Maqedoni

‘Dy vjet Qeveri’, Zaev: Mbaruam detyrat, presim veprim nga BE

02.06.2019 15:35

Kryeministri Zaev dhe zëvendëskryeminsitrat dhanë llogari publike për punën e realizuar brenda dy viteve qeverisje dhe shpalosën prioritetet....

Kreu i qeverisë përpos mbylljes së kontesteve me fqinjët, numëroi reformat e shpejta dhe rrënëjsore në më shumë sfera për një shoqëri për të gjithë. Theksoi reformat në gjyqësor, ndërkaq kurorë e punës së ekzekutivit, sipas Zaev është ligji antikorrupsion dhe zgjedhja e anëtarëve të komisionit. Pas kryerjes së detyrave, Zaev tani pret nga BE veprim të qartë. 
 
“Këto janë detyrat që përmbushëm e që sollën ndryshime thelbësore: çlirimin e shtetit të kapur, heqje të një regjimi dhe integrimin e vendit si shembull I cili shkëlqen në Ballkan. Ashtu thuhet në raport, por kjo nuk mjafton për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Koha është që Europa të përmbush detyrën e saj. Europianët nga Maqedonia e Veriut dhe qeveria e këtij vendi presin hap të qartë nga Be”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
 
‘Dy vjet Qeveri’, Osmani: Në korrik hyjmë në fazën finale drejt BE-së 
 
Zëvendës kryeministri për eurointegrime Bujar Osmani thotë se vendi është lider në Ballkan në procesin eurointegrues, i cili do të konkretizohet në korrik. 
 
“Ky është viti kyç, viti historik të cilin  e presim me vite e gjenarata që të nisim biseidmet me BE-në dhe besoj se qershori apo korriku do të caktohet se do të hyjnë në fazën përfundimtare për anëtarësim në BE”, tha Bujar Osmani, zv/kryeministër për çështje europiane.
 
‘Dy vjet Qeveri’, Sheqerinska: Anëtarë të NATO-s jo më larg se një vit 
 
Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska pret që anëtarësimi i plotë i vendit në NATO të ndodh brenda vitit. 
 
“Për shkak të reformave të vërteta që I zbatuam, sot jemi shtet me protokoll të nënshkruar për anëtarësim në Aleancë, de fakto anëtare ndërkaq de jure shpresojmë të bëhemi anëtare në periudhë më të shkurtër se 1 vit. Presim muajin e ardhshëm edhe disa ratifikime. SHBA do ta ratifikojnë protokollin këtë vjeshtë”, tha Radmilla Sheqerinska, ministre e mbrojtjes.
 
‘Dy vjet Qeveri’, Angjushev: Zhvillim të ekonomisë pa borxhe 
 
Rreshtimi drejt Aleancës së Veriut ka bërë që vendi të thith investime të huaja. Është rritur edhe prodhimi I brendshëm bruto në 3.7% thot zëvendës kryemisnitri për çështje ekonomike.
 
“Në dhjetë vitete e fundit rritja e prodhimit të brendshmë bruto ka lëvizur midis 2 dhe 3%, ndërkaq ne kishim perceptim se po ndodh një bum ekonomik. Ajo rritje bëhej me borxhe mbi 3 miliard euro. Ndërkaq kjo rritje në këto dy vite është pa kurfarë borxhi”, tha Koço Angjushev, zv/kryeministër për çështje ekonomike.
 
‘Dy vjet Qeveri’, Spasovski: Hetime financiare kundër kriminelëve 
 
Ministri i brendshëm Oliver Spasovski paralajmëron hetime financiare dhe marrjen e pronës nga kriminelët në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
 
“Veçmë jemi duke formuar njësi speciale për kryerjen e hetimeve financiare në MPB, në drejtorinë e doganave, policinë financiare dhe në qendrat hetimore në prokurori. Me hapjen e cilës do procedurë paralelisht do të kryhen edhe hetime financiare”, tha Oliver Spasovski, ministër i brendshëm.
 
Zaev edhe njëherë ftoi opozitën për bashkëpunim. Kabineti i qeverisë Zaev një vit pas zgjedhjes ndërroi katër ministra. Tani pritet rikonstruim i dytë. Emrat e ministrave të rinjë do të publikohen kah mesi i muajit.
 
MERALE ISMAILI