Maqedoni

VMRO-DPMNE: Ngecin reformat, vendi po zhytet në korrupcion

02.06.2019 16:03

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka akuzuar pushtetin për ngecje në reforma....

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka akuzuar pushtetin për ngecje në reforma e cila sipas tyre është apostrofuuar në raportin e Komisionit Evropian. Aleksandar Naçev nga kjo parti tha se me qeverisjen  e Zaevit vendi po zhytet në korrupsion dhe krim. 
 
"Në raportin e Komisionit qartë është theksuar se Korrupsioni është i pranishëm në shumë fusha dhe mbetet një arsye për shqetësim. Kjo do të thotë se kjo qeveri nuk ka bërë asnjë hap drejt reformave dhe nuk ka luftë të vërtetë kundër korrupsionit. Përkundrazi, me këtë vlerësim konfirmohen pikëpamjet tona se pikërisht qeveria është gjeneratori i korrupsionit në Maqedoni. Raporti konfirmoi se Zoran Zaev është arsyeja pse Maqedonia në raportin e Transparency International radhitet e 93-ta pas Ruandës dhe Svazilandit. Gjegjësisht, me këtë konfirmohet se parimi  "Euro për Vicen" është arsyeja përse Maqedonia kthehet mbrapa", tha Aleksandar Nacev nga VMRO-DPMNE.
 
Sipas VMRO-DPMNE-së raporti i KE vë në dukje se ekziston një problem serioz me paraqitjen e shpeshtë të kontrabandës në kufirin verior, që duhet të trajtohet më tej. Sipas VMROI-DPMNE-së KE nuk është bindur edhe sa i përket  mbykqyrjes, kontrollit dhe përzgjedhjen e kuadrove në shërbimet e inteligjencës.
 
"Gjithashtu në raportin e Komisionit Evropian vërehet mbikëqyrja dhe kontrolli mbi punën e shërbimeve të inteligjencës, i cili tregon se kjo qeveri nuk e ka bindur Komisionin Evropian se në këtë fushë do të zhvillohet politikë serioze për kuadrot bazuar në zgjidhje të ekspertëve, dhe jo të anëtarëve të partisë. Në këtë drjtim me inicijativë të VMRO DPMNE do të qasemi në hartimin dhe miratimin e ligjit për organet parlamentare të mbikëqyrjes me të cilat do të rritet më shumë mbikëqyrja e shërbimeve. Në mënyrë plotsuese do të punojmë të miratohet  ligj për një Këshill të Sigurimit Kombëtar i cili do të jetë për herë të parë në historinë e vendit tonë i dhe hartimin e një ligji të ri për Agjencinë e Inteligjencës", tha Nacev.
 
Kritikat e Komisionit Evropian janë të qarta dhe të sakta dhe tregojnë se kjo qeveri në vend të punojë në përmirësimin e sigurisë, luftës kundër krimit dhe korrupsionit, ajo inkurajon këto dukuri negative dhe kështu e largon R.M-në nga marrja e datës për fillimin e negociatave thonë në VMRO-DPMNE. 
 
NAIM RAMADANI