Maqedoni
Intervista javore, Arsovski: Aksioni “Fshesa” me porosi për të gjitha partitë
02.06.2019 16:32
Fshesa që ka nisur të realizohet nga kreu i LSDM-së njëherit edhe kryeminsitër Zoran Zaev....

Fshesa që ka nisur të realizohet nga kreu i LSDM-së njëherit edhe kryeminsitër Zoran Zaev, si në parti ashtu edhe në egzekutiv, përcjell një porosi për të gjith se duhet ti përvishen punës. Kështu vlerëson në intervistën javore analisti politik Petar Arsovski, sipas të cilit tani partive politike në pushtet dhe opozitë do tu nevoitet një narrativ i ri në politikbërjen e tyre.
“Porosia politike e cila përcillet nga gjithë ky proces, është shumë më gjithëpërfshirëse. Ajo është e lidhur edhe me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale si dhe me atë se çfarë mendojne votuesit. Porosia kryesore për LSDM-në, është që ata të mos shpresojnë shumë që kanë mandat të garantuar vetëm pse arritën Marrëveshjen e Prespës. Por kjo nuk mjafton që LSDM të mbetet në pushtet. Duhet që t’i përvishen punës për të arritur rezultate, dhe jo të nxirren se rezultatet e dobëta janë përshkak të angazhimeve rreth Marrëveshjes së Prespës dhe eurointegrimeve. Duhet të punojnë më shumë, sepse ndryshe munden që të mos marrin përkrahje nga ana e qytetarëve. Porosia për VMRO-DPMNE-në ishte në drejtim të asaj që derisa ata nuk ndryshojnë narrativin e shekullit XXI, për politikat gjeostrategjike të Ballkanit dhe me këtë të ndalojnë të kundërshtojnë Marrëveshjen e Prespës, pastaj të mos mashtrojnë që “27 Prilli” ndodhi si rezultat I tubimit rastësor të patriotëve. Pa këto reforma VMRO-DPMNE, nuk mund të presë fitore. Porosia për BDI-në ka të bëjë me atë që ajo duhet patjetër të gjejë narrativ të ri, ideologji të re, faktikisht arsye të re për të funksionuar. Nëse Zoran Zaev më shumë do të jepte rezultate për shqiptarët, atëherë BDI është para një situate serioze, sepse çfarë do t`ju duhej BDI shqiptarëve, dhe kjo nënkupton se porosia për BDI-në është edhe më serioze. Ndërsa porosia ndaj BESËS, ASH-së, dhe ndaj partive tjera më të vogla është që edhe këto parti duhet të ndryshojnë me narrativin e tyre politik për të hyrë në shekullin 21. Se axhenda për diskriminim të shqiptarëve dhe se për gjithcka në bllokun e shqiptarëve janë fajtorë maqedonasit, nuk vlen më. Këto janë porositë të cilat elektorati ua dërgon politikanëve", tha Petar Arsovski, analist politik.
REXHEP QAMILI
