Maqedoni
Pakoja sociale, qytetarët kërkojnë të rritet akoma
02.06.2019 17:03
Kompnesimin financiar prej rreth 200 euro qytetarët me rrezik social do të mund ta marrin nga muaji i ardhshëm...

Kompnesimin financiar prej rreth 200 euro qytetarët me rrezik social do të mund ta marrin nga muaji i ardhshëm, por fillimisht ata duhet të paraqesin kërkesa të reja në qendrat kompetente për punë sociale. E derisa një pjesë akoma nuk e kanë bërë gati dokumentacionin e ri për të përfituar nga kjo pako sociale, shumica e qytetarëve kërkojnë që ndihma sociale të vazhdoj edhe më tej të rritet.
"Jo akoma. Shumë normal që duhet të rritet, situata në Maqedoni është, sdi çfarë të them"...
"Në rregull është, normal që duhet me pas ndihma soical, krejt mundësitë si kanë të njejta, dikush punon e dikush jo"...
"Mirë është ajo për ata që nuk kanë normal, por nëse bëhet nëse jo atëhere kot. Ata shumë gjëra thonë që do bëhen por nuk bëhen"....
"Çfarë të bëjmë me 200 euro, pak janë", thanë qytetarët.
Me reformat e reja është vendosur pako familjare apo të ardhura minimale adekuate që i përmban në vete edhe shtesën për fëmijë dhe atë arsimore, shtesën energjetike, por edhe atë transferin social që shteti ka për obligim t’ua transferojë familjeve të varfëra.
Ndërsa për herë të parë vendoset edhe Ligji për siguri sociale të personave të moshuar të cilët tani e tutje do të përfitojnë pension prej 6.000 denarëve, pa asnjë ditë pune. Për personat me nevoja të veçanta vendosen masa të cilat do ta lehtësojnë përditshmërinë e prindërve të fëmijëve. Pas këtyre ndryshimeve një familje katëranëtarëshe me dy fëmijë në shkollë do të marrë kompensim mujor prej 10.600 denarëve.
Pakoja në fjalë i përmban të drejtat e të ardhurave të garantuara minimale, shtesës së fëmijëve dhe arsimore dhe shtesës energjetike. Familja e njejtë deri tani ka marrë ndihmë sociale prej rreth 3.000 denarëve.
ZEKIRJA MEXHITI
