Botë
Stoltenberg në Tiranë: Dhuna në demokraci e pa pranueshme
02.06.2019 17:33
Mesazhe te forta i ka drejtuar opozitës shqiptare nga Tirana, sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg.....

Gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Stoltenberg i bëri thirrje opozitës të ulet në dialog me qeverinë, duke i kujtuar se aktet e dhunës janë të papranueshme.
“Mosmarrëveshjet politike janë pjesë e demokracisë. Ajo që nuk është e pranueshme është dhuna dhe çdo përpjekje për të minuar institucionet demokratike. Respektoni institucionet demokratike. Çdo mosmarrëveshje duhet zgjidhur përmes proceseve demokratike. Zgjedhjet janë një element thelbësor i proceseve demokratike në shtetet anëtare të NATO-s, prandaj u bëj thirrje të gjithë palëve të marrin pjesë në proces. Palët të zgjidhin problemet përmes dialogut. Kemi parë përpjekjet e Rusisë për t’u përfshirë në institucionet e vendeve demokratike, duke u përfshirë edhe në institucionet e NATO-s.“, tha Stoltenberg.
Ndërsa kryeministri Rama paralajmëroi se nuk do të lejojë asnjë akt që cenon imazhin e Shqipërisë.
"Siç tha sekretari i përgjithshëm, vendimi për të investuar në bazën ajërore të Kuçoves dhe program i investimet për ta kthyer atë bazë në një pjesë integrale të infrastrukturës së NATO-s nuk vihet në dyshim dhe as në diskutim. Për më tepër shtoj unë tani, në Shqipëri nuk do të ndodhe dhe nuk do lejojmë të ndodhë asnjë formë destabilizimi që do të cënonte imazhin e vendit tone, përtej cënimit që i sjell këtij imazhi organizimi i shfaqjeve të dhunshme në një perimeter të ngushtë dhe pa mbështetje popullore.", tha Rama.
I pyetur lidhur me ndikimin rus në Ballkan, Stoltenberg u tregua i rezervuar, ndërsa kryeministri Rama tha se qasja e rusisë ne NATO dhe BE nuk është aspak pozitive.
"Së pari nuk është sekret, që qasja e Rusisë ndaj NATO-s, ndaj BE-s, si dhe ndaj proceseve integruese nuk është një qasje miqësore. Së dyti, dua të nënvizoj se në asnjë vend të NATO-s nuk ka ndodhur çka po ndodh këtu dhe çka disa forca kryesore të opozitës paralajmërojnë dhe do të përpiqen që të ndodhë këtu. Do të ishte një njollë turpi për ne, si një vend i NATO-s. Së treti, patjetër që diçka e tillë nuk shkon në favor të vendit, nuk përputhet me interesat, vlerat, parimet as të NATO-s e as të BE. Si e tillë, me apo padashje çojnë ujë në mullirin e atyre që nuk e duan integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor si në NATO ashtu edhe në BE”, u përgjigj Rama.
Gjatë konferencës Stoltenberg dhe Rama floën edhe për invesytimet e NATO-s në bazën ajrore të NATOS, ndërsa sekkretari i përgjithshëm i aleancës thkesoi se Shqipëri është një promotore e paqes në mbarë rajonin.
LULJETA NDOKA
