Poposki në Samitin e NATO-s në Kardif
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki sot, në suaza të Samitit të NATO-s në Kardif, do të marrë pjesë në sesionin përkushtuar angazhimit të Aleancës në Afganistan (ISAF format) në nivel të shefave të delegacioneve nga të gjtiha vendet anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere......

Në samit do të organizohet edhe sesion i veçantë në nivel të ministrave të Punëve të Jashtme dhe vendeve anëtare të NATO-s me katër kandidatët për anëtarësim - Republika e Maqedonisë, Mali i zi, Bosnja e Hercegovina dhe Gjeorgjia. Në këtë format do të diskutohet edhe për politikën e zgjerimit të Aleancës.
Ministri Poposki në Kardif do t'i parashtrojë pamjet e Maqedonisë në shikim të anëtarësimit të anuluar në vitin 2008 dhe përpjekjet të cilat paraqiten për realizimin e tij, si dhe pritjet nga aspekti i marrëdhënies së partneritetit të cilin e kemi, pas konstatimit të Gjykatës ndërkombëtare për drejtësi për shkelje të të drejtës ndërkombëtare nga njëri vend anëtar i NATO-s.
