Botë
Gjermani, dorëhiqet kryetarja e SPD Andrea Nahles
02.06.2019 19:06
Kryetarja e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë Andrea Nahles....

Kryetarja e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë Andrea Nahles ka paralajmëruar dorëheqje për shkak të mossuksesit në zgjedhjet parlamentare evropiane të javës së kaluar.
Nahles tha se nesër edhe zyrtarisht do të japë dorëheqje nga funksioni i kryetares së SPD-së, partisë e cila është partnere koalicioni e kancelares gjermane Angela Merkel. Ajo gjithashtu njoftoi se të martën do të japë dorëheqje edhe nga funksioni i krut të klubit të deputetëve të SPD-së në Bundestag, për të mundësuar procesin e zgjedhjes së udhëheqësit të ri të SPD-së.
Në zgjedhjet për Parlamentin Evropian të javës së kaluar social demokratët gjerman shënuan rezultatin më të keq ndonjëherë, gjë e cila nxiti pakënaqësi dhe debate të ashpra brenda këtij subjekti politik. Socialdemokratët në Parlamentin Evropjan morën 15.8 për qind të votave ndërsa në zgjedhjet e kaluara 5 vite më parë ata morën 27.3 për qind të votave.
