Maqedoni
Parashikimi i motit
03.06.2019 09:01
Moti sot që nga paraditja do të jetë me vranësira....

Moti sot që nga paraditja do të jetë me vranësira dhe i ndryshueshëm me shi lokal. Në orët e pasdites moti do të jetë jostabil, me shi lokal, bubullima dhe erë të përforcuar dhe kushte për breshër.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 6 deri në 15 gradë, ndërsa temperatura ditore do të lëviz prej 13 deri në 26 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira prej paradite me shi lokal, ndërsa në orët e pasdites jostabil me shi lokal, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 13, ndërsa temperatura ditore do të arrijë deri në 22 gradë.
