Maqedoni

“Vardari” kampion europian në hendboll, thirrje antishqiptare në festimet e fitores

03.06.2019 10:49

Tifozë të shumtë kanë festuar titullin kampion evropian...

Tifozë të shumtë kanë festuar titullin kampion evropian të klubit të hendbollit “Vardar” në Sheshin e Shkupit. Por, hije fitores edhe kësaj radhe i dhanë thirrjet “Vdekje për shqiptarët” dhe “Maqedoni e pastër”, që u dëgjuan nga një pjesë dërmuese e qytetarëve maqedonas derisa festonin.
 
Tifozët nuk u mjaftuan vetëm me thirrjet. Pësuan edhe disa makina me targa nga Kosova të qytetarëve që kishin ardhur në Shkup për ta ndjekur koncertin e këngëtarit Sting. Qytetarët nga Kosova janë ankuar se disa huliganë maqedonas kanë dëmtuar veturat e tyre të parkuara nëpër vende të ndryshme në Shkup, vetëm sepse kanë qenë me targa nga Kosova.