Maqedoni
Jens Stoltenberg në RMV, vijojnë takimet me krerët e shtetit
03.06.2019 10:59
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Këshilli veriatlantik....

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Këshilli veriatlantik që nga dita e djeshme po qëndrojnë për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut .Gjatë ditës së sotme kryeministri Zoran Zaev organizoi pritje solemne me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake për sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, ceremoni e cila u mbajt para godinës së Qeverisë.
Pas takimit në Qeveri, kryeministri Zaev dhe Jens Stoltenberg morren pjesë në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut me Komitetit për Integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Stoltenberg ka deklaruar se me krerët shtetëror do të flasë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë dhe përparimin në reformat kryesore, përfshirë sundimin e së drejtës, sigurinë, sektorët e zbulimit dhe mbrojtjes.
“Është me rëndësi të vijojë progresi në reforma ndërsa përgatiteni për anëtarësimin e plotfuqishëm, ndërsa ne vazhdojnë të ju mbështesim në këtë rrugë”. Stoltenberg vizitën zyrtare do ta përfundojë me një takim me presidentin Stevo Pendarovski në pallatin presidencial.
