Maqedoni
Takimi Stoltenberg-Xhaferi, vlersohen sukseset e RMV-së në rrugën kah integrimet euroatlantike
03.06.2019 11:28
Dje sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, u prit nga kryeparlamentari, Talat Xhaferi...

Xhaferi, duke i uruar mirëseardhje sekretarit të përgjithshëm të NATO-s dhe Këshillit Veriatlantik, deklaroi që për RMV-në paraqet mirënjohje dhe konfirmim se me meritë bëhemi anëtare e Aleancës. Përmes njoftimit të lëshuar për media bëhet e ditur se kryeparlamentari Xhaferi është shprehur se anëtarësimi në NATO është kategori dinamike, e cila sjell shumë përparësi dhe përfitime, por në të njëjtën kohë imponon edhe shumë obligime. Republika e Maqedonisë së Veriut beson në këto parime dhe me këtë rast, dua që publikisht të potencoj se si anëtare e plotfuqishme në NATO, do e vazhdojmë si edhe deri tani, me përkushtim dhe përgjegjësi, realizimin e këtyre vlerave dhe parimeve themelore, që na bashkojnë me të gjitha vendet anëtare të NATO-s”,- është shprehur Xhaferi.
Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, uroi Republikën e Maqedonisë së Veriut për sukseset që i arriti në periudhën e kaluar në rrugën kah integrimet euroatlantike, për guximin dhe vendosmërinë për ta zgjidhur problemin me emrin, duke vlerësuar se përfitimet prej anëtarësimit në NATO janë më të dukshme, dhe se investimet këtë vit janë rritur tri herë.
“Aleanca kujdeset për sigurinë e njerëzve, por edhe për respektimin e vlerave tona – lirisë, demokracisë dhe sundimit të të drejtës. Së shpejti, kur procesi i aderimit tuaj do të përfundojë, me padurim do e mirëpres Maqedoninë e Veriut si anëtare të tridhjetë të Aleancës sonë. Dhe, ta shoh flamurin tuaj si valëvitet para selisë sonë në Bruksel”,- është shprehur Stoltenberg.
