Botë

Londër, presidenti Trump viziton Britaninë e Madhe

03.06.2019 11:55

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka filluar një vizitë 3 ditore në Britaninë e Madhe....

Gjatë vizitës janë planifikuar protesta në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë tubimet në Londër, Manchester, Belfast, Birmingham dhe Nottingham. Përpara vizitës së tij, presidenti Trump tha për “The Sun” që ai po mbështeste kandidatin e lidershipit, Tory Boris Johnson, për të qenë kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar.
 
Ai gjithashtu tha për “The Sunday Times” se kreu i Partisë Brexit, Nigel Farage, duhet të përfshihet në negociatat e qeverisë për t'u larguar nga BE. Në banketin shtetëror, presidenti Trump dhe mbretëresha do të bashkohen me Dukën dhe dukeshën e Kembrixhit.