Ekonomi

Çmimet e reja të derivateve, benzina 1 denarë më lirë, dizeli dy denarë

03.06.2019 14:08

Benzinat prej sonte në mesnatë lirohen për një denarë për litër, ndërsa çmimi i dizelit ulet për dy denarë për litër, vendosi Komisionit Rregullator për Energjetikë.....

Më saktë, çmimi i ri i shitjes me pakicë të Eurosuper BS-95 do të jetë 71, ndërsa eurosuper BS-98 do të shitet për 73 denarë për litër.
 
Me vendimin të KRRE-së, për dy denarë për litër ulet çmimi i euorodizelit, që prej sonte do të shitet për 64 denarë për litër, vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) ulet për një denarë për litër dhe do të kushtojë 53,5 denarë. Mazuti M-1 NS do të kushtojë 35,964  denarë.