MAQEDONI

Plotësim i Marrëveshjes për ndihmë amerikane të reformave juridike

04.09.2014 12:13

Ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë, Gordana Jankulloska dhe Adnan Jashari, dhe ambasadori amerikan Pol Uollers do të nënshkruajnë letër për pajtueshmëri, zbatim të ligjeve mes qeverive të Republikës së Maqedonisë dhe SHBA-së......

Ashtu siç kumtoi MPB-ja bëhet fjalë për nënshkrimin e plotësimit të dytë të Marrëveshjes  për programet e ndihmës juridike, për herë të parë të nënshkruar  më 12 gusht të vitit 2012.

"Me parafimin e këtij plotësimi të Marrëveshjes në tërësi mundësohen  ndryshime të qëllimeve dhe aktiviteteve të programeve për ndihmë juridike të Qeverisë së SHBA-së në pajtim me nevojat e tanishme  dhe rrethanat në Republikën e Mqedonisë, ndërsa të cilat i detyrohen dinamikës më të gjërë të reformave juridike në drejtim të procesit dhe aspiratave të Maqedonisë për anëtarësim në BE", citohet në kumtesë.