Maqedoni

Komisioni për Marrëdhënie mes Bashkësive Fetare, uron Ramazan Bajramin

03.06.2019 14:30

Drejtori i Komisionit për Marrëdhënie mes Bashkësive Fetare dhe Grupeve religjioze, Darian Sotirovski...

Drejtori i Komisionit për Marrëdhënie mes Bashkësive Fetare dhe Grupeve religjioze, Darian Sotirovski, dërgoi urim deri te kreu i Bashkësisë Fetare Islame,  Sulejman Rexhepi, dhe te të gjithë besimtarët e besimit islam me rastin e festës së Ramazan Bajramit.
 
“Pas përfundimit të muajit të agjërimit dhe faljes, besimtarët me zemrat e mbushura me gëzim e presin festën e madhe. Ramazan Bajrami i aktualizon vlerat njerëzore, paqes, ndjeshmërisë dhe dashurisë drejtë të afërmve. Na përkujton se veprat e mira drejtë të gjithë njerëzve, respektimi i ndërsjellë dhe solidariteti, janë rruga e vërtetë në të cilën duhet të ecet. Me këtë rast, Ju uroj që ky Ramazan Bajram te Ju dhe te të gjithë besimtarët t’i hapë zemrat drejtë kuptimit edhe më të madh dhe dashurisë që të mundemi së bashku të kontribuojmë drejtë ndërtimit të një shoqërie të qetë, të prosperuar  dhe multikonfensionale”, thotë Sotirovski në urimin e tij.