Maqedoni

Respektimi i standardeve për ajër cilësor, ekspertët kërkojnë ngritjen e vetëdijes

03.06.2019 15:31

Në Raportin e progresit për Maqedoninë e Veriut, Komisioni Evropian, si një pjesë të rëndësishme, është ndalur edhe në mbrojtjen e ambientit jetësor....

Kërkohet respektimi i standardeve, sidomos në cilësinë e ajrit, ku duhen marrë masa urgjente. Pikërisht këto masa u diskutuan në punëtorinë e organizuar nga Ministria e Ekologjisë- “Përmirësimi i cilësisë së ajrit me ndihmën e standardeve”, të financuar nga Komisioni Evropian dhe EFTA, nëpërmjet marrëveshjes së Komisionit  Evropian me organizatat evropiane për standardizim.
 
“Instituti për standardizim vazhdimisht dëshiron ta imponojë te qytetarët, kompanitë, komunat dhe te qeveria ngritjen e vetëdijes për atë se sa është e rëndësishme ngritja e standardeve, për jetën e qytetarëve dhe punën e institucioneve”,- tha drejtori i institutit për standardizim.
 
“Një ndër sektorët që është shumë aktual, ku mund të  ndikojnë standardet,  është cilësia e ajrit. Ekzistojnë standarde për produkte dhe pajisje për ngrohje, që shfrytëzohen nga amvisëritë. Ato standarde ekologjike duhet t’i njohim si mundësi dhe të furnizohemi si vend dhe si qytetarë me lëndë ekologjike”,- tha sekretarja shtetërore në Ministrinë e Ambientit, Ana Petrovska.
 
Debati kushtuar cilësisë së ajrit u organizua nga Instituti për standardizim, në kuadër të projektit “Inkuadrimi i më tepër trupave për  standardizim dhe organizatave nacionale nga aspekti i ambientit jetësorë”, që financohet nga Bashkimi Evropian. Në  këtë projekt janë të përfshira 8 shtete, Maqedonia e Veriut, Qipro, Rumania, Bullgaria, Lituania , Latvia, Malta dhe Çekia.
 
GYLTENE SINANI