Maqedoni

“Kandilat e Bajramit”, fëmijët urojnë të parët për festën

03.06.2019 16:44

Treni i Bajramit edhe sivjet udhëtoi përmes rrugëve të Çairit në Shkup me fëmijë që sollën të parët urimin e tyre për festën...

Manifestimi tradicional “Kandilat e Bajramit” edhe sivjet u organizua nga Shoqata kulturore “Vizioni M”.
 
Treni i fëmijëve është kthyer në një traditë të bukur që paralajmëron përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe ardhjen e Fitër Bajramit. 
 
“Manifestimi kulturor “Kandilat e Bajramit” është manifestim që realizohet nga viti 2004. Disa vite ka pasur ndërprerje vazhdimisht, është bërë një traditë e Shkupit që festa e Fitër Bajramit të festohet me trenin e Bajramit. Zakonisht shpërndahen edhe 500 pako”,- deklaroi Erduan Dauti nga “Vizioni M”.
 
  Fëmijët iu gëzuan shëtitjes me trend dhe mezi presin rrobat e reja të blera posaçërisht për festë.  
 
“Për herën e tretë që shëtis me tren. Për festë kam blerë  shallvare, tesha për me vesh”,- tha një fëmijë.
 
“Hera e parë që po shëtis për Bajram. Gëzohem se është festë e madhe”,- theksoi  një fëmijë.
 
“Unë kam blerë rroba. Nesër kam me i vesh”,- u shpreh një fëmijë.  
 
“Unë gëzohem çdoherë për Bajram, sepse do të veshi fustan”,- tha një fëmijë.  
 
Në Çarshinë e Shkupit gjithashtu u organizua edhe ekspozita “Stringël dhe Art”, ekspozita  "Foto Mozaiku i Ramazanit" dhe u mbajt edhe Koncerti për fëmijë "Fidanët e Bajramit". 
 
REJHANE BUSHI-METAJ