Fillon projeki "Lojërat sportive tradicionale"
Në fillimin e projektit do të marrë pjesë presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, si përkrahës i këtij manifestimi kulturor sportiv......

Promovimi i Bon-Ton-it sportiv si model i integrimit të fëmijëve nga mosha shkollore në sistemin e sportit, shoqërimit, lojërave dhe njohjes së tyre të ndërsjellë me traditat e tyre, kulturat dhe zakonet është qëllimi i projektit "Lojërat tradicionale sportive", i cili sot fillon në Veles.
Në fillimin e projektit do të marrë pjesë presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, si përkrahës i këtij manifestimi kulturor sportiv.
Ky projekt disamujor do të realizohet përmes manifestimeve kulturore sportive në komunat Veles, Karposh, Mavrovë-Rostushë, Novo Sellë, Ohër dhe Sveti Nikollë.
Në vitin 2013 projekti "Integrimi social dhe etnik përmes sportit (Bon-Toni sportiv)" ishte implementuar në komunat Vallandovë, Kavadar, Rosoman, Aerodrom, Dibër, Qendra e Zhupës, dhe në Tearcë, derisa në vitin 2012 përmes projektit "Sporti si faktor i tolerancës, bashkësisë dhe respektit" ishte zbatuar në komunat Tetovë, Prilep, Qendër, Nagoriçane, Shuto Orizarë dhe Vrapçishtë.
