Maqedoni

Publikoi përgjime të paligjshme, MPB me kallëzim penal për “El Çeka”-n

03.06.2019 17:14

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal deri tek Prokuroria Themelore në Kërçovë kundër personit të njohur si “El Çeka”...

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal deri tek Prokuroria Themelore në Kërçovë kundër personit të njohur si “El Çeka”, që kohët e fundit nga SHBA-ja po publikon biseda të përgjuara në mënyrë të jashtëligjshme.

Prokuroria konstaton se “El Cheka” ka bërë vepër penale “përgjim ilegal” dhe u ka kërkuar autoriteteve amerikane që ta pengojnë publikimin e mëtutjeshëm të të ashtuquajturave “bomba”. 

“Marrë parasysh urgjencën e nevojës për mbrojtjen e të drejtave të personave të dëmtuar, prokuroria më 31 maj ka dorëzuar kërkesë për ndihmë ndërkombëtare me qëllim sigurimin e të dhënave për profilin e rrjetit social. Në të njëjtën kohë, Prokuroria ka kërkuar nga organet kompetente në ShBA që të pengojnë publikimin e mëtutjeshëm të bisedave të përgjuara”,- thonë  nga Prokuroria.