LONDËR

David Cameron:Nëse Rusia vazhdon me këtë sjellje, Perëndimi do t’i forcojë sanksionet

04.09.2014 12:35

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, thotë se është e papranueshme që trupat e Rusisë të jenë në Ukrainë.....

Ai ka paralajmëruar Rusinë se Perëndimi do t’i forcojë sanksionet ndaj tyre nëse vazhdojnë me këtë sjellje.

Cameron, ka folur sot për BBC-në para se të nis samiti dyditor i NATO-s në Uels, që do të mbahet sot dhe nesër, ku temë kryesore pritet të jetë Rusia dhe konflikti në Ukrainën Lindore.