Botë

Trump takon kryeministren britanike

04.06.2019 11:15

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të takojë sot kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May...

Trump ndodhet për vizitë triditëshe shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar.
 
Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, do të jetë në mesin e ministrave të pranishëm në bisedime.
 
Ndërkohë sot janë paralajmëruar edhe protesta në disa qytete të Britanisë.
 
Sondazhet e opinionit publik tregojnë se presidenti i SHBA-së është majft i papëlqyeshëm në mesin e britanikëve.
 
Udhëheqësi i Partisë opozitare Laburiste, Jeremy Corbyn, do t’iu adresohet protestuesve në tubimin në Londër.
 
Të hënën, Trump mori pjesë në një banket shtetëror në Pallatin Bukinghem, ku lavdëroi, siç tha, miqësinë e përjetshme midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.
 
Mbretëresha britanike, Elizabeth, tha se dy vendet kremtojnë aleancën, e cila ka garantuar sigurinë dhe prosperitetin e dy popujve për dekada.
 
Trump dhe May do të dalin në konferencë të përbashkët për media në orën 14:00, sipas kohës lokale.