KOSOVË

Arrestohet imami i “Xhamisë së Madhe” të Prishtinës

04.09.2014 12:39

Mediet kosovare kanë bërë të ditur se është arrestuar imami i “Xhamisë së Madhe” të Prishtinës, Shefqet Krasniqi.....

Imami Krasniqi është arrestuar në orët e para të mëngjesit dhe pas tij aksioni policor ka vazhduar me arrestimin edhe të disa personave të tjerë.

Nuk dihen ende motivet e arrestimit të tij, por emri i imamit Krasniqi është përfolur në të kaluarën për nxitje të ekstremizmit islamik.

Javë më parë, Polica e Kosovës ka arrestuar më shumë se 40 të dyshuar për terrorizëm. Për ta ka dyshime se kanë marrë pjesë ose po tentonin t’i bashkoheshin grupeve terroriste islamike, si ISIS e Al Nusra, në Siri e Irak.

Kosova është në prag të miratimit të një Ligji, i cili dënon deri në 15 vjet burgim pjesëmarrjen në luftëra të huaja, me ngjyrime terroriste.