Botë

Ambasadori italian në Shqipëri, kërkesa për shtyrjen e zgjedhjeve jonormale

04.06.2019 18:16

Ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo, e ka komentuar krizën politike në Shqipëri...

Ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo, e ka komentuar krizën politike në Shqipëri, duke theksuar se në Parlamentin Europian kërkesa për shtyrjen e zgjedhjeve lokale shihet si anormale.
 
"Është e qartë se zgjedhjet sikur ne i imagjinojmë apo janë zhvilluar, janë zgjedhje që të gjitha partitë politike që pretendojnë se kanë elektoratin e tyre, parti që kanë zë të shprehen dhe mbështetjen e zgjedhësve të tyre, prezantojnë listat dhe më pas kush merr më shumë vota është fitues. Në Shqipëri kemi mbërritur në një situatë komplekse ku disa parti që të paktën në dukje kanë mbështetje të fortë politike, kanë vendosur të mos futen në zgjedhje. Në këtë pikë rregullat kanë devijuar dhe nuk mund të thuhet çfarë është më logjike, të zhvillohen zgjedhje apo të shtyhen, çka do të sillte ndryshime në ligj dhe Kushtetutë. Ndryshimi i dytë mund të jetë gjetja e një marrëveshjeje, por në dijeninë time deri tani nuk ka, prandaj të shtysh zgjedhjet pa arritur në një marrëveshje mund të sillte probleme më të mëdha, pasi sjell ndryshimin e Kushtetutës, duke lejuar kështu shtyrje të vazhdueshme të zgjedhjeve dhe italianët e quajnë ‘armë më e keqe se e grisura’”, tha ambasadori italian në Shqipëri.