Jolevski dhe Popovski pjesëmarrës në Samitin e NATO-s

04.09.2014 13:01

Ministrat e Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski dhe Nikolla Poposki, sot dhe nesër do të marrin pjesë në Samitin e NATO-s, Aleancës që mbahet në Kardif......

Gjatë Samitit, Jolevski do të mbajë fjalim në takim me ministrat e Mbrojtjes kushtuar platformës për interoperativitet, ndërsa janë parashikuar edhe disa takime bilaterale me kolegët e tij nga vendet anëtare të Aleancës.

Ministri Poposki, në kuadër të Samitit do të merr pjesë  në sesionin përkushtuar  angazhimit të Aleancës në Afganistan, në nivel të shefave të delegacioneve nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere.

Në Samit do të organizohet edhe sesion i veçantë në nivel të ministrave të Punëve të Jashtme dhe vendeve anëtare të NATO-s, me katër kandidatët për anëtarësim-Republika e Maqedonisë, Mali i zi, Bosnja e Hercegovina dhe Gjeorgjia.

Në këtë format do të diskutohet edhe për politikën e zgjerimit të Aleancës. Ministri Poposki, në Kardif do t'i parashtrojë pikëpamjet e Maqedonisë në shikim të anëtarësimit të anuluar në vitin 2008 dhe përpjekjet të cilat paraqiten  për realizimin e tij, si dhe pritjet nga aspekti  i marrëdhënies së partneritetit të cilin e kemi pas konstatimit të Gjykatës Ndërkombëtare për drejtësi, për shkelje të së drejtës ndërkombëtare nga njëri vend anëtar i NATO-s.