“Freedom House”: Përkeqësim i lirisë së medias në botë
Në raportin më të fundit të organizatës “ Freedom House”, me seli në Nju Jork....

Në raportin më të fundit të organizatës “Freedom House”, me seli në Nju Jork, vërehet se liria e medive është përkeqësuar në mbarë botën gjatë dekadës së fundit, me forma të reja të shtypjes që zbatohen si në shoqëritë e hapura edhe në shtetet autoritare. Trendi është më i shprehur në Evropë e cila njihej më herët si fortesë e lirive, por dhe në Euro-Azi e në Lindjen e Mesme, ku janë të përqendruara shumë nga diktaturat më të mëdha në botë.
Në disa prej demokracive më me ndikim në botë, thuhet në raport, shtresa të mëdha të popullsisë nuk marrin më lajme dhe informacione të paanshme. Kjo nuk ndodhë sepse gazetarët burgoses, siç mund të ndodhë në shtetet autoritare, porn ë këto vende thuhet në raport, mediet kanë rënë pre e përpjekjeve për të mbytur pavarësinë e tyre.
Metodat e zakonshme përfshijnë mes tjerash edhe trysninë ligjore e financiare, çështjet e pronësisë dhe denoncimet publike të gazetarëve të ndershëm. Qeveritë gjithashtu kanë ofruar mbështetje për mediat ‘miqësore’ me pushtetin, përmes masave të tilla si kontrata shtetërore fitimprurëse, vendime të favorshme rregullatore dhe qasje në informacionin shtetëror.
Qëllimi është që shtypja t’u shërbejë atyre që janë në pushtet në vend të publikut, thuhet në raport. Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova, kanë nga 2 pikë në raportin e sivjetëm, sikurse edhe të gjitha vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Në raport përmenden qeveria e Viktor Orbánit në Hngari dhe adminisrata e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që kanë arritur “sukses” në heshtjen e gazetarisë kritike.
Të dy udhëheqësit, kanë përqendruar pronësinë mbi mediet, në duart e miqve të tyre.Të dyja këto vende kanë nga 2 pikë në një matje nga 0 deri ne 4 ku rezultati 0, përfaqëson shkallën më të vogël të lirisë dhe ai 4, shkallën më të lartë të lirisë. Raporti thekson ndikimin botëror të retorikës kundër medieve të përdorur nga presidenti amerikan Donald Trump. Gazetarët gjithandej në botë kanë më pas arsye të besojnë se Uashingtoni do t’u vijë në ndihmë nëse shkelen të drejtat e tyre themelore.
REXHEP QAMILI
