AFGANISTAN
Talebanët sulmojnë një kompleks qeveritar në Afganistan
04.09.2014 13:06
Zyrtarët afganë thonë se talebanët kanë sulmuar një kompleks qeveritar në qytetin lindor Ghazni të Afganistanit......

Zëvendësguvernatori në Ghazni, Muhammad Ali Ahmadi, tha se një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer automjetin e tij të mbushur me eksploziv në pjesën e prapme të Drejtorisë Kombëtare për Siguri, ndërkohë militantë të tjerë e kanë ndjekur pas atë në përpjekje për të sulmuar ndërtesën.
Ahmadi, thotë se janë vrarë tre civilë dhe një polic, kurse janë lënduar rreth 60 persona të tjerë.
Ndërsa Forcat e Sigurisë kanë vrarë më së paku 8 militantë, ka njoftuar guvernatori i Ghaznit, Musa Khan Akbarzada.
