Botë
Australi, dëbora mbulon Queeslandin subtropikal
05.06.2019 13:01
Akulli ka përfshirë Australinë Lindore duke sjellë rreshje bore madje edhe në Queenslandin subtropikal....

Akulli ka përfshirë Australinë Lindore duke sjellë rreshje bore madje edhe në Queenslandin subtropikal, një fenomen i rrallë ky, marrë parasysh se shteti nuk ka njohur reshje domethënëse bore që nga viti 2015.
Udhëtarët kanë përjetuar trafik në rrugë, vonesa në linjat hekurudhore dhe tragete për shkak të motit të egër. Njerëzve u është bërë thirrje që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, pasi do të ketë shi të dendur dhe era të forta. Meteorologët thonë se kjo ishte një dukuri e pazakontë në një shtet me një klimë tropikale.
