Maqedoni

RMV pret vendimin e këshillit të Be-së, Vojvoda: Bëhet fjalë për kredibilitetin e BE-së

05.06.2019 14:02

E ardhmja e marrëdhënieve mes BE-së dhe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor....

E ardhmja e marrëdhënieve mes BE-së dhe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, varet nga vendimi nëse këshilli i BE do të caktojë ose jo  datë për fillim të negociatave për antarësimin e  Maqedonisë së Veriut  dhre Shqipërisë, vlerësojnë njohësit e cështjeve rajonale në një intervistë për BIRN. Sipas tyre , samiti i qershorit do të japë përgjigjen nëse Europa e llogarit Ballkanin në të ardhmen e afërt dhe nëse jo, atëherë ku duhet t’i drejtojë shpresat Ballkani. 
 
"Në pyetje është kredibiliteti i BE-së si projekt si dhe kahja strategjike e Europës që të integrojë atë që unë e cilësoj si,  pjesa e fundit gjeografike e zemrës së Europës, dhe Maqedonia e Veriut patjetër që është pjesë e saj. Do të jepet mesazhi keq për rajonin për  shum njerëz që me të vërtet e përkrahin BE do të jenë në dilemë nëse vërtetë  Europa i do  këtë njerëz dhe a kujdeset Europa për ta", tha Ivan Vojvoda nga instituti për shkencat humane - Vienë.
 
"Nëse kjo nuk ndodh me të vërtet do të jetë një sinjal negativ jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por për gjithë rajonin. Do të jepej një  sinjal i fortë, se edhe nëse ju  si parti politike si liderë,  merrni vendime të guximshme , ato nuk do të shpërblehen  dhe Europa do ju le në baltë", tha Kristof Bender nga  iniciativa për stabilitetin europian -Berlin.
 
"Ka shum presion ndaj vendeve që të pranojn hapjen e bisedimeve, e qartë është se shumë njerëz mendojnë se Maqedonia e Veriut me të vërtet e meriton hapjen e bisedimeve. Mendoj që vendimi që do të merret në qoftë se është negativ faji nuk është te Maqedonia e Veriut dhe Shipëria, por te politikat e brendshme të Francës dhe Holandës", tha Tim Xhuda, gazetar në “Ekonomist”.
 
Njohësit e cështjeve Ballkanike për BIRN thonë se, nëse ndikimi dhe kredibiliteti i BE zvoglohet, atëherë në mënyrë të natyrshme krijohet një vakum që do të linte hapësirë për rritjen e ndikimit të politikave ruse, turke dhe Arabe në Ballkan.