Kulturë
6-9 qershor, “Watch Out”, 3 çmime për filmat spanjollë, “Gardhi” çmim special
05.06.2019 16:24
Festivali i filmit "Watch Out", për të tetën herë me radhë vjen në Tetovë me filmat të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë si dhe dokumetare....

Në këtë festival kanë aplikuar 402 filma të kategorive të ndryshme nga 79-të, shtetet e botës. Do të prezantohen vetëm 27 filma që janë përzgjedhur nga juria e festivalit. Çmimet këtë vit I kanë rrëmbyer filmat spanjollë, një çmim shkon edhe për filmin “Gardhi” të autores Lendita Zeqiraj nga Kosova.
"Juria ka përzgjedhur tre filma nga 40 filma që kanë kaluar juris së festivalit. Janë zgjedhur tre filma fitues çuditërisht të tre filmat fitues vinë nga Spanja, në kategorinë për filma të metrazhit të shkurtër, të gjatë dhe dokumentar. Grandpa Fire, Zjarri i gjyshit. “La Fiebre del oro” autorit Raul si dhe filmi “Eusebio 80” Ndërkohë që në filmin Gardhi I është ndarë çmimi” Special Mention” për arritje të jashtëzakonshme të autores Lendita Zeqiraj, I cili film është fitues i më shumë se 10 festivaleve", tha Bujar Luma nga OJQ "Loja".
Shoqata Loja këtë vit feston jubilarin e 20. Sipas Bujar Lumës, qëllimi I kësaj shoqatë që nga themelimi dhe deri më sot është I njejtË ,që të punojë me përkushtim që rinjtë dhe të rejat e Tetovës dhe më gjerE, të formësohen dhe të jenë të dobishëm për shoqërinë. Festivali i filmit Watch Out është vetëm një ndër aktivitettet e shumta të shoqatës. Ai fillon prej nesër e deri më 9 qershor me shfaqen e filmave në ambientet e hapura të amfiteatrit të Shtëpisë Memoriale të partisë komuniste në Tetovë.
VISAR SADIKI
