ONE

“ONE”, ofertë të re për pensionistët

04.09.2014 14:44

Operatori i Telekomunikimit, “ONE”, në treg ka lëshuar edhe një ofertë për pensionistët, bëhet fjalë për një pako e cila përmban linjë telefonike fikse dhe “Mini Bum”, pako televizive me çmim prej vetëm 384 denarë në muaj....

Pensionistët, të cilët do të vendosin të bëjnë një marrëveshje me këtë operator, krahas çmimit të volitshëm për thirrje nacionale dhe lokale, do të marrin edhe aparat telefonik falas, ndërsa me “Mini Bum” pakon do të mund t’i shikojnë të gjitha kanalet ballkanike dhe kanalet rajonale të Maqedonisë.

“Te ne, pensionistët mund të nënshkruajnë marrëveshje 24 mujorësh vetëm me letërnjoftim dhe çek pensional. Ofertat e krijuara për pensionistet janë me çmime të ulëta dhe të volitshme, për arsye se besojmë se pensionistët në vendin tonë e meritojnë këtë”- deklaroi drejtori i Marketingun në “ONE”, Viktor Donevski.

Kryetari i Lidhjes së Pensionistëve, Dragi Argirovski, shprehu mirënjohjen e tij ndaj operatorit “ONE” dhe shpreson se një numër i madh i pensionisteve do të shfrytëzojnë këtë mundësi të operatorit “ONE”.

Operatori “ONE”, më parë ka promovuar edhe pakon “Mobile” për pensionistët me çmim prej vetëm 279 denarë. (Besim Abdullai, TVM2)