Maqedoni

Rasti "Monstra", mbrojtja në pritje të dëshmive të PSP-së

05.06.2019 16:47

Më dëgjimin e gjashtë dëshmitarëve të mbrojtjes ka vazhduar gjykimi për vrasjen e pesfishtë në afërsi të Liqenit të Smillkocës....

Dëshmia e Qenan Asanit bazohej në tabelat e regjistrimit të veturës Opel Omega.Ai edhe në rigjykim, përsëriti se tabelat e veturës Opel Omega të cilën dyshohet se e kanë përdorur të akuzuarit I takojnë veturës së tipit Mercedes që është në pronësi të tij.  Tha se nuk ka njohuri se kur janë zhdukur të njejtat,  pasi veturën e ka  përdorur vetëm për  pjesë  dhe me vite ka qenë e palëvizshme. Sipas Avokatit mbrojtës Asmir Alispahiq, dëshmitarët vërtetojnë se të akuzuarit nuk kanë të bëjnë me këtë vrasje . Mbrojtja pret dëshmitë e reja të PSP-së.
 
"Dëshmitarët ishin të qartë,të saktë dhe të vendosur për rrethana që edhe paraprakisht ishin të zgjidhura ndërsa dhe tani u sqaruan.Obligim ligjor është që të shpalosen të gjitha dëshmitë e procedurës paraprake  dhe sipas nevojës dëshmi të reja.Mbrojtja është në pritje të dëshmive që pa dyshim I ka PSP , sot Prokurori special tregoi se posedojnë fotografi .Unë si mbrojtje jam i bindur se posedojnë edhe biseda telefonike", tha Asmir Alispahiq, avokat mbrojtës.
 
Kontestuese nga mbrojtja ishte dëshmia e dëshmitarit të punësuar në telekomin e Maqedonisë që sipas tyre nuk është kompetent të flasë për stacionet bazë të rrjetit pasi që i njejti me profesion është filozof  dhe nuk mundet të ketë njohuri për çështje teknike. Në seancën dëshmuan edhe një bujk dhe veterinar të cilët sipas mbrojtjes kanë për qëllim të tregojn aktivitet, angazhimet dhe vendëndodhjen e të akuzuarit Fejzi Aziri para ,ditën epas vrasjes së pesfishtë dhe pas sajë .Seanca e radhës do të mbahet më 24 qershor. 
 
FLORA LATIFI