Maqedoni
Janeva: Kam sinjale se ligji do miratohet së shpejti; Tupançevski: Të sqarohet nëse përgjimet janë prova; Zalinçik: Vendosni në sistem njerëz me integritet
05.06.2019 17:02
Prokurorja speciale Katica Janeva paralajmëron kompromis mes palëve për projekt/Ligjin për Prokurori Publike...

Prokurorja speciale Katica Janeva paralajmëron kompromis mes palëve për projekt/Ligjin për Prokurori Publike, në një afat të shkurtër.
Nuk pret ndryshime thelbësore në tekstin e projektligjit. Gjithsesi njoftoi se, deri në miratimin e ligjit, nuk planifikon të ngre aktakuza të reja për të respektuar mendimin e Gjykatës së lartë edhe pse ka gati aktakuza të reja të mbështetura në prova.
“Unë kam sinjale në positive se ligji do të miratohet sëshpejti. Nuk jemi aq të guximshëm që në këtë periudhë kur është në fuqi mendimi i Gjykatës së Lartë që të ngemë akuzë dhe të rezikojmë, pasi akuzat i kemi ngritur mbi dëshmi, pavarësisht bisedimeve. Prandaj shpresoj se do të mirartohet ligji sa më shpejtë që të jetë e mundur”, u shpreh Katica Janeva, kryeprokurorja e PPS-së, Katica Janeva.
Sipas Janevës, dallimet mes palëve janë në nenin 105 që ka të bëjë me përgjimet dhe akuzat, prandaj konsideron se në negociata nuk duhet të marrin pjesë persona që kanë konflikt interesi, siç është Antonio Milloshovski.
Ekspertët me vërrejtje për përjashtimin e tyre në këtë proces. Gjithsesi këtkojë qartësimin në ligj nëse përgjimet janë prova ose jo.
“Duhet të ketë dispozitë ku një herë e përgjithmonë do të eleminohen interpretimet nëse përgjimet e paligjshme mund të jenë dëshmi ose jo në procedurën penale. Kuptohet se ligji është irrelevant por zgjidhja është me relevancë, pavarësisht për cilin ligj bëhet fjalë. Unë mendoj se kjo dispozitë duhet të jetë në Ligjin për procedurë penale”, thekson eksperti juridik Nikolla Tupançevski .
Lufta kundër krimit dhe korrupcionit në nivele të larta duhet të dëshmohet në vepër, me vendime gjyqësore dhe konfiskim të pronës së përvetësuar në formë të jashtëligjshme.
Kjo s’bëhet vetëm me ligje të mira, prokurorët dhe gjykatësit duhet të jenë profesionistë, të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm. Eksperët nga Sllovakia sjellën përvojën e tyre.
“Ajo që mësuam në Sllovaki është se për të arritur rezultatet më të mira, në vendet më të rënësishme të sistemit, duhet të zgjidhni njerësit më të mirë, më të sinqertë dhe më etik. Mësouma se pjesa më e rëndësishme e reformave është mënyra e re e selektimit për gjykatës dhe kryetarë gjykate. Me rënëdësi është integriteti dhe etika sesa njohja teknike e ligjit”, u shpreh eksperti nga Sllovakia, Pavol Zalinçik.
Reformat në gjyqësi, posaçërisht statusi i PPS-së dhe lufta me krimin dhe korrupcionin në nivele të larta është kërkesa kyçe e BE-së në periudhën kur vendi pret vendimin për çeljen e bisedimeve me BE-në dhe hapjen e kapitullit 23, që përfshin gjyqesori dhe te drejtat themelore.
SHPËTIM NUREDINI
