Maqedoni
Reformat në sferën sociale, VMRO: Qeveria dështoi, e thotë edhe raporti i KE-së
05.06.2019 17:21
VMRO opozitare akuzon LSDM-në e ka dështuar në qeverisjen e saj sidomos në sferën sociale...

Raporti i Komisionit europian është edhe një vërtetim për atë që gjatë kohë e deklaron opozita, se qeveria në dy vitet e kaluara nuk ka bërë asgjë për përmirësimin e mbrojtjes sociale dhe punësimit, akuzon deputetja e VMRO-së Sllagjana Mitkovska .
Opozita maqedonase kërkon përgjegjësi nga kryeministri Zaev dhe ministrja Carovska dhe përujtojnë se fshesa në ekzekutiv, duhet të nisë prej tyre
“KE konstaton se shteti është gjysëm i gatshëm në këto fusha dhe se duhen edhe shumë masa dhe reforma për të arritur një rezultat. Në vend të premtimeve boshe, qeveria duhet të drejtohet në atë pak kohë e cila I ka mbetur për reforma dhe përmirësimin e kushteve në të gjitha sferat. Komisioni thekson mungesën e mbështetjes financiare më të madhe të programeve për punësime dhe reformave sociale. …. Në sipërfaqe del edhe paaftësia e funksionarëve të qeverisë të cilët në vend që të menaxhojnë institucionet të cilat I udhëheqin I punësojnë kusherinjët në administratësn publike. Njëkohësisht komisioni nënvizon se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të cilët aplikojnë ligjet për marrëdhënie pune është shumë i dobët”, shprehet deputetja e VMRO DPMNE-së, Slagjana Mitkovska.
LEUNORA KALIQI
