Maqedoni

Delegacioni qeveritar në Bruksel, interes për projektet infrastrukturore rajonale; Tevdovski: KE njohu reformat e bëra

05.06.2019 17:36

Kemi miratim të plotë për politikat finanicare dhe mbështjetje për projektet infraktrukturore...

Kështu theksuan zv kryeministri për çështje ekonomike, Koço Anjgushev dhe ai i Financave Dragan Tevdovski pas forumit të ekonomik të organzuar në Burksel nga Banka për ndërtim dhe zhvillim.
 
Para institucioneve financiare përgjegjësit e çështjeve ekonmike prezentuan projekte infrastrukturore të rëndësishme për intergimin e vendit në BE. Interes u shfaq sidomos për financimin e projekteve rajonale. 
 
“Interesim i madh është paraqitur për hekurudhën nga Shqipëria, seksioni Lin –Kërçovë. Është e qartë në pjesën eneregjitike interesim është shfaqur për financimin e tubacionit të interkonjeksionit me Greqinë si dhe për çështjen e cila  po ashtu është prioritare për ne duke pasur parasysh shkëmbimin tregëtar me Kosovën kemi biseduar edhe për financimin e autostradës nga Shkupi drejt Bllacës”, u shpreh zv/kryministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.
 
Vënia nën kontroll e borxhit publik, sigurimi i transparencës fiskale konfirmoi menaxhimin e drejtë me financat publike e cila u njoh edhe nga KE, thotë Ministri i Financave, Tevdovski.
 
“Me e rëndishshme se të gjitha është se KE në raportin e fundit  i njohu këta hapa dhe këto inkurajojnë edhe më shumë përmirësimin e financave publike para se gjithash u potencuan reformat fiskale, transparenca në furnizimet publike si dhe përmirësimi i targetimit të transfertave sociale”, theksoi ministri i financave Dragan Tevdovski.
 
Në forum u diksutua edhe për reformat stukturore të patjetërsueshme për realizimin e reformave të kërkuara nga BE në pjesën  e sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit si dhe reformat në adminsitratën publike.
 
ZEKIRIJA MEXHITI