Maqedoni

Përgjimet e El Chekas, Ahmeti: Nuk i kam dëgjuar, ka organe që hetojnë; Ata që na luftojnë, zgjodhën rrugën e gabuar

05.06.2019 18:07

Bashkimi Demokratik për Integrim është një kala e fuqishme e cila nuk mposhtet, me trillime, shantazhe e gënjeshtra...

Bashkimi Demokratik për Integrim është një kala e fuqishme e cila nuk mposhtet, me trillime, shantazhe e gënjeshtra të  sajuara nga kundështarët tanë në këto 17 vite rrugëtim, kështu I ka komentuar audiopërgjimet e  bëra publike ditëve të fundit lideri integrist  Ali Ahmeti në shënimin e 17 vjetorit të themelimit të BDI-së.
 
Jemi kala e ndërtuar me sakrificën e mijera ushtarëve dhe të rinjëve shqiptarë, nuk shembemi lehtë tha Ahmeti  duke ripërsëritur qëndrimin e tij të më hershëm se është që të bëhet një hetim ndërkombëtarë dhe të hapet të gjitha gjërat për veprimtarin e këtij subjekti politik që nga 2002 e këndej.
 
“Unë nuk kamë veshë për të dëgjuar se kush cka ka bërë ndonjë shaka duke filluar që nga unë nëpër përgjimet që kanë ndodhë. As nuk i kam ndëgjuar as nuk dua ti dëgjoj, sepse këtu ka organe, dhe ne kemi kërkuar që të hapët hetim, por jo të përdoren dhe të keq përdoren në tregun e zi përgjimet të cilat janë shitur në Bit Pazar, Sofje, Stamboll, Ferizaj e Prishtinë për të parë se cka kanë folë privatishtë, pse nuk jepen bisedat zyrtare të Ali Ahmetit”, shprehet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
 
Ahmeti pohoi se sulmet ndaj BDI-së nuk janë ndaluar asnjëherë  por subjekti që drejton ka treguar se ka besimin e popullit. Porositi ata që në vazhdimësi kërkojnë të luftojnë me BDI-në jo me ide por me nëpërkëmbëza, se kanë zgjedhur rrugën e gabuar.
 
“Jemi fitimtarë, dhe këtë e ka treguar edhe vetë populli me votën e tyre. Ne për herë kemi qenë dorë e ngrohtë për të gjitha partitë politike, ne kurë nuk kemi sharë, por kemi kërkuar të matemi me ide, por rrugën të cilën e kanë zgjedhë e kanë mjaft të gabuar”, theksoi Ahmeti.  
 
Ahmeti rikujtoi se që nga themelimi I saj  Bashkimi Demokratik për Integrim, është e vetmja parti në Maqedoninë e Veriut që nuk ka humbur asnjë palë zgjedhje.
 
FITIM KRYEZIU