Maqedoni
Çelja e negociatave me BE-në, Zaev: Mosmarrja e datës, rrezikon qeverinë
05.06.2019 18:29
Caktimi i datës për fillimin e bisedimeve me BE-ne, varet kryesisht nga mënyra se si do të votohet në Bundestagun gjerman...

Caktimi i datës për fillimin e bisedimeve me BE-ne, varet kryesisht nga mënyra se si do të votohet në Bundestagun gjerman, ka thënë për mediat e huaja kryeministri Zaev.
Sipas tij cdo anullim i sërishëm i vendimit rrit rrezikun për qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Zaev sqaron se për çdo vendim i cili ka të bëjë me zgjerimin e BE-së, fillimisht nevojitet dritë jeshile nga Parlamenti gjerman.
Afati I rradhës për të lejuar vendimin për datë nga ana e Berlinit Zyrtar është 28 Qershori, pas çka ministrat e BE-së do të mundnin ta përcaktojnë datën në gjysmën e dytë të muajit Korrik.
“Bundestagu duhet patjetër të dërgojë porosi, nëse nuk marrin vendim në mbledhjen gjatë kësaj jave atëherë shancet janë që këtë ta bëjnë në fund të muajit qershor. Nëse edhe atëherë nuk marrin vendim atëherë i mbetet Këshillit të Europës të merr vendimin në tetor, që nënkupton se Budestagu gjerman do të votojë në muajin shtator. Atëherë ekziston rrezik që ta humbim shumicën në Kuvend. Ne dhamë gjithçka nga vetja”, u shpreh kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev.
Sipas kryeministrit raporti I fundit i KE-së, është raporti më I pastër deri më tani I dhënë për Maqedoninë e Veriut, dhe se të gjithë pajtohen që vendi duhet ti fillojë bisedmet me BE-në.
Kreu I ekzekutivit madje rikujtoi edhe përpjekjet të cilat kjo shumicë parlamentare I bëri për arritjen e Marrëveshjes së Prespës, për të cilën nevojitej shumicë prej dy të tretave në Kuvend.
Sipas tij mos dhënia e dates do të nënkuptonte edhe rrezik për humbje të besimit nga grupi i deputetëve ndaj kësaj shumice parlamentare të cilët votuan ndryshimet kushtetuese si kusht kryesor për marrjen e dates për fillimin e bisedimeve me BE-në.
MERITA GASHI
