“Bombat” e “El Chekas”, Janeva: Një pjesë i kemi edhe ne, hetojmë nga dolën
Prokuroria Speciale posedon një pjesë të audiopërgjmeve që javën e fundit po bëhen publike nga profili I El Chekas në FB...

Prokuroria Speciale posedon një pjesë të audiopërgjmeve që javën e fundit po bëhen publike nga profili I El Chekas në FB dhe nga profile të tjera që ky i fundit i përdor sapo organet i bllokojnë llogarinë paraprake.
Kryeprokurorja Katica Janeva theksoi se ekspertët brenda ekipit të saj po hetojnë nëse këto material kanë dalë nga PSP, ose janë marrë nga ndonjë tjetër burim.
Përmbajtja e tyre sipas Janevës, po hetohet me qëllim konstatimin e veprave të mundshme penale.
“Ka një pjesë e tyre që janë pjesë e jona, pra ato që janë detektuar, ndërsa një pjesë jo sepse akoma po punojmë. Nëse kanë dalë ose jo nga ne , kjo duhet të verifikohet sepse në këtë moment nuk mund të garantojmë asgjë. Gjatë periudhës së ardhshme do të analizohen dhe do t’ju përgjigjemi në kohë – deklaroi Janeva.
