Bilali: Samiti i Uellsit asgjë të re për Maqedoninë
Samiti i NATO-s mbahet në kushte jashtëzakonisht të tensionuara dhe të destabilizuara ndërkombëtare, ndërsa zgjerimi i NATO-s s’do të jetë temë diskutimi këto dy ditë, thotë profesori universitar, Mersel Bilali........

Çështje themelore e orientimit të Samitit të NATO-s do të jetë definimi i strategjisë se si të veprohet më tutje në kushtet dhe rrethanat e krijuara aktualisht, duke vendosur këtu në rend të parë krizën në Ukrainë dhe raportin me Rusinë, thotë Bilali, duke shtuar se Maqedonia do të jetë fatlume nëse arrin të mbajë konkluzën e Bukureshtit.
“Maqedonia do të jetë fatlume nëse mbetet konkluza nga Bukureshti, e cila konkluzë nënkupton sa Maqedonia mund të pranohet apo t’i dërgohet thirrje edhe nga Konferenca e Ambasadorëve në Bruksel në çdo moment pasi që ta zgjidh çështjen e emrit. Fatkeqësia e Maqedonisë është nëse kjo konkluzë bie poshtë, atëherë mbetet Maqedonia në një nga Samitet e ardhshme, që do të ishte një komplikim shumë serioz politik. Faktori politik shqiptar duhet të ushtron presion, ai duhet të pushon, të qëndron indiferent, ai duhet të ushtron presion të fuqishëm te Gruevski dhe rrethi i tij, që problemi të zgjidhet”- deklaroi analisti, Mersel Bilali.
Bilali, vlerëson se edhe nëse ky Samit do të mbahen në rrethana më të qeta, kontesti i emrit mbetet pengesë e Maqedonisë në çdo tentativë të saj për t’iu afruar BE-së dhe NATO-s. (Sanije Kasami, TVM2)
